Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, ka shprehur hapur dëshirën e tij për transferimin e Adama Traore.

Gjermani ka thënë se ai do të përforconte shumë skuadrën e tij, për shkak të potencialit që ka.

Së fundi, mediat në Angli raportojnë se Jurgen Klopp është angazhuar personalisht për transferimin e ylli të Wolves.

Klopp ka telefonuar dhe ka folur me Adama Traore për ta bindur që të transferohet në Liverpool.

Me këtë veprim, duket se bisedimet për një transferim të mundshëm kanë kaluar në një fazë tjetër.