Shtatë vjet më parë, në një luftë të paharrueshme kundër Abel Trujillo në UFC 160, i panjohuri Khabib Nurmagomedov, hyri në histori.
Sportisti rus regjistroi 21 ‘rrëzime’ të jashtëzakonshme në 15 minuta në Grand Garden Arena në Las Vegas – një rekord që qëndron edhe sot.
Por një video e postuar nga UFC, ka ngjallur reagimin e rivalit kryesor të Khabitit.
Luftëtari irlandez Conor McGregor, një rival i gjatë i rusit, vendosi të komentojë në video me një emoji duke qeshur.
UFC postoi klipin me titullin: “Një rekord që nuk mund të arrihet kurrë” – diçka që McGregor e konsideron qartë qesharake.