Ka vdekur në moshën 25-vjeçar futbollisti Deibert Roman Guzman për shkak se ishte infektuar me koronavirus.

Futbollisti nga Bolivia u infektua në klubin e tij, pasi kishte edhe lojtarë të tjerë të infektuar.

Kishte disa ditë që ishte i shtrirë në spital, por nuk arriti ta mund sëmundjen.

Gurman është lojtari i parë që vdes nga koronavirusi në Bolivi, ku kanë vdekur 77 persona nga COVID-19.