Shumë futbollistë që kanë luajtur në Evropë, e kanë përfunduar karrierën te gjiganti argjentinas, Boca Juniors.
Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, bëri një gjë ta tillë kur klubi nga kryeqyteti Italian ia tregojë derën.
Një dëshirë të njëjtë duket se e ka edhe mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal.
Këtë e ka konfirmuar shoku i tij i kombëtares, Gary Medel.
Sipas tij, Vidal ‘vdes’ për të luajtur për Boca Juniors.
E ardhmja e Vidal me Barçën është ende në ajër, pasi ai është i lidhur me një transferim në Itali te ish-klubi i tij Juventusi ose te Inter.
Por Medel ka deklaruar se Vidal ‘e donë skuadrën Boca Juniors dhe po shpreson të transferohet në Argjentinë’.