Anthony Joshua mund të jetë kampion i botës në boks për peshat e rënda, por në dashuri nuk është aq peshë e rëndë.
Ai po përpiqet të gjejë dashurinë e jetës dhe ta ekuilibrojë atë me karrierën e tij.
Joshua, tash 30-vjeçar, ka kohë që nuk ka pasur një të dashur, pasi ka pohuar se ka hasur në vështirësi në takimet që ka pasur me vajza të ndryshme.
“Nuk kam të dashur dhe ka kohë që nuk kam. Por, pasi po bëhem më i vjetër, mendoj se do të ishte mirë të kisha dikë, të njihesha me të dhe ta kaloja kohën me të, por sinqerisht, nuk e kam gjetur ende”, ka thënë kampioni i botës.