Skuadra për të cilën do të luajë Leo Messi në sezonin e ri është ende në pikëpyetje.

Ylli argjentinas largohet nga PSG dhe nga njëra anë ai ka në dorë ofertën e “artë” nga Arabia Saudite, që do ta bëjë atë futbollistin më të paguar në historinë e sportit, nga ana tjetër, shihet rikthimi te Barcelona.

Në “tavolinë”, sipas medias franceze “L’Equipe”, është ulur edhe David Beckham. Ai është interesuar për Messin në një kohë ku Barça po përballet me probleme financiare. Duket se Barça, Messi dhe Inter Miami i David Beckham kanë gjetur një zgjidhje për të kënaqur të gjithë.

Sipas mediumit në fjalë, Messi po mendohet të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me skuadrën amerikane të Beckham dhe më pas të huazohet për 1 ose 2 vjet te Barcelona.