Të dielën legjenda e basketbollit Michael Jordan, u ka dërguar ngushëllime familjes së George Floyd.

Jordan ka treguar përkrahjen e tij për protestuesit që po luftojnë për drejtësi.

“Jam shumë i trishtuar, ndjej dhimbje dhe i zemëruar. Unë e shoh dhe i ndiej dhimbjet, zemërimin dhe zhgënjimin e të gjithëve”, ka thënë Jordan.

57-vjecari Jordan ka thënë se të gjithë duhet të bashkohen dhe të kërkojnë drejtësi.