Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është deklaruar i matur pas fitores 3:0 ndaj Larnes. Ai ka thënë se kundërshtari do të respektohet maksimalisht në ndeshjen e kthimit. Daja ka thënë se nuk është e lehtë të shënohen tri gola ndaj Larnes.

“Është ekip me karakteristika të veçanta. Nuk duhej të binim në lojën e kundërshtarit. Kemi poseduar mirë topin. Kemi pasur ritmin e duhur deri kah minuta e 70-të, 80-të. Kemi pasur vetëm katër ditë për ta përgatitur ndeshjen. Ky ritëm i shpeshtë do ta ketë ndikimin e vet. Një prezantim të mirë bëri Kryeziu. Kemi luftuar si grup dhe kemi bërë hap të mirë në këtë ndeshje të parë”, ka thënë Daja.

“Por sfida zgjatë 180 minuta. Nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin në Irlandë, por duhet ta kapim edhe më mirë ritmin. Rezultati 3:0 është i mirë. Është ekip që pëson pak gola. Është ekip i disiplinuar në fazën e mbrojtjes. Të shënosh një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në fushën e vet, nuk është e lehtë”, ka theksuar Daja.