Mesfushori Paul Pogba me shumë gjasë do të mbetet lojtar i lirë këtë verë.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se te Juventusi po mendojnë t’ia shkëpusin kontratën francezit.
Këtë vendim klubi italian e ka marrë për shkak të situatës së Pogbas me lëndimin dhe për faktin se nuk dihet se kur francezi do të jetë i gatshëm për lojë.





























