Mallorca ka barazuar ndeshjen e parë të sezonit në udhëtim kundër Las Palmas me Vedat Muriqin i cili humbi penalltinë në pjesën e parë, transmeton VAR Kosova.
Pas një sezoni të parë shumë të mirë, ku rivalizonte emra si Karim Benzema, Antoine Griezmann dhe Robert Lewandowski, Muriqi arriti të shënonte 15 gola.
Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Muriqi humbi penalltinë duke goditur shtyllën horizontale.
Viera shënoi për vendasit nga pika e bardhë ndërkohë për Mallorcan barazoi Raioli në minutën e 70-të, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.


























