Mesfushori Dani Olmo ka refuzuar kalimin te kampioni i Anglisë, Manchester City, raportojnë të hënën mediumet gjermane.

Mësohet se Leipzigu kishte pranuar ofertën e Cityt për Olmon, i cili nuk ka dashur të largohet nga klubi gjerman.

Manchester City kishte ofruar mbi 50 milionë euro për spanjollin, i cili shihej si zëvendësim për Kevin De Bruynen e lënduar.