Mbrëmjen e kaluar përfunduan edhe tri ndeshjet e fundit të playoffit të Ligës së Kampionëve. Royal Antwerp mposhti AEK-un e Athinës, Copenhagen mposhti Rakow Czestochowan derisa PSV Eindhoven skuadrën e Rangers
Në këtë mënyrë, Royal Antwerp i Arbnor Mujës do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 1956/57, 68 vite më parë.
Arbnor Muja e nisi takimin nga minuta e parë dhe luajti gjithë takimin.
Kujtojmë që Arbnor Muja pritet të jetë pjesë e Listës së Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit, teksa nuk ka asnjë minutë të luajtur me Kombëtaren e Kosovës, ndonëse ishte në bankë në ndeshjet kundër Izrealit dhe Andorras.





























