Eric Bailly është përforcimi i radhës i Besiktasit.

Mbrojtësi u largua si futbollist i lirë nga Manchester United, për t’iu bashkuar klubit nga Superliga e Turqisë.

Bailly me Besiktasin ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Besiktas:

Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin përfundimtar të mbrojtësit të Fildishtë, Eric Bailly.