N’Golo Kante është Kampion Bote me Francën, kampion në Premier League me Leicester Cityn dhe Chelsean, kampion i Europa League, fitues i FA Cup dhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë.
E për t’i arritur të gjitha këto, francezi ka vuajtur shumë.
Ai ka treguar se si ka arritur deri te ky sukses.
“Nuk kam pasur gjithmonë besim se do të bëhesha futbollist profesionist. Kam dështuar në disa prova për disa klube të ndryshme në Francë. Kur më refuzonin, shikojë lojtarët e tjerë të Akademisë dhe i thosha vetes: “Çohu N’golo, kemi shumë punë për të bërë!” ka treguar ai.



























