Shqipëria po ëndërron një tjetër përfaqësim në finalet e një turneu madhor shkruajnë mediat ndërkombëtare. Golat e Asanit dhe Dakut e ngjitën në krye të grupit, pasi mundi Poloninë e Lewandowski.

Humbja që i shkaktoi Shqipëria përfaqësueses polake në Tiranë nuk është pritur mirë. E quajnë një katastrofë dhe se ekipi i tyre zhvilloi një ndeshje të tmerrshme. Për këtë mund ta pësojë trajneri Fernando Santos, ndërsa ky i fundit nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Ish-futbollisti polak, Zbigniew Boniek, i cili ka qenë edhe president i Federatës më parë e quajti një dramë taktike. Të dëshpëruar janë edhe futbollistët duke e nisur nga ylli i skuadrës Robert Lewandowski.  

“Dhemb shumë, e ndjejmë këtë disfatë. Mendoj se këto kualifikuese nuk po shkojnë siç e kishim ëndërruar në fillim”, tha ai.

Deri në ndeshjet ardhshme që do të luhen në tetor ka 1 muaj kohë ku mund të ketë edhe ndryshime te një nga kundërshtarët për një vend në fazën finale të Euro 2024.