Edon Zhegrova është duke kaluar në formë të mirë me klubin e tij Lille, transmeton VAR Kosova.

Pas golit javën e kaluar, Zhegrova ishte përsëri vendimtar duke asistuar në fundjavë në takimin kundër Lens.

Përveç asistimit, Zhegrova shkëlqeu gjatë gjithë takimit, ndërkohë driblimi që ia bëri anësorit të Lens, Frankowski është bërë viral në rrjete sociale.

Për shkak të performancës së mirë në këtë takim, Zhegrova është përfshirë në formacionin e javës në Francë.