Anëtari i bordit të Bayern Munich, Uli Hoeneß, në një intervistë për “BR24” ka zbuluar çmimin e saktë që bavarezët paguan tek Tottenham Hotspur për Harry Kane.

“Ne shpenzuam vetëm 95 milionë euro për të nënshkruar me Harry Kane”, tha Hoeneß për mediumin gjerman.

Për sulmuesin anglez ishte raportuar se janë paguar mbi 100 milionë euro për blerjen e kartonit të tij, ndërsa nga kalimi tek Bayern Munich ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 9 gola dhe 5 asistime.