Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova është vlerësuar nga klubi i tij Lille për angazhimin.
Zhegrova u shpall më i miri për muajin tetor. 24-vjeçari, gjatë muajit të kaluar u paraqit në gjashtë ndeshje në total, në Ligue 1 dhe në Ligën e Konferencës. Ai kontribuoi me katër asistime dhe një gol. Njoftimi u bë nga vet klubi francez.































