Arijon Ibrahimovic është lojtari i momentit të Frosinone, së bashku me Marvin Cunin. Sulmuesi 17-vjeçar arriti që të shënonte edhe në përballjen e Serisë A kundër Empolit. Më herët Ibrahimovic ka luajtur për moshat e Gjermanisë, por ka të drejtën për t’u aktivizuar edhe me Kosovën.
“Po, ne thërrasim çdo lojtar shqiptar, edhe Arijonin. Nuk u ftua se ndoshta pret Gjermaninë apo diçka tjetër, nuk donte të vinte tani. Shqipëria dhe Kosova janë një, është luksi i lojtarëve që mund të zgjedhin dy ekipe. Ne na bëhet qefi kur Kosova ecën mirë dhe e kundërta”, tha Bushi.
Për momentin nuk bëhet e ditur ende përgjigja e 17-vjeçarit, megjithëse edhe Marvin Cuni mund të ndikojë pozitivisht pasi ky futbollist debutoi me Shqipërinë në miqësoren e fundit kundër Bullgarisë






























