Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Serginho Dest, i cili është në huazim te PSV ka komentuar mbi mundësinë e rikthimit në Barcelonë, transmeton VAR Kosova.

Sipas mbrojtësit amerikan, kjo gjë nuk është e mundur për sa kohë që në krye të Barcelonës të jetë Xavi Hernandez.

“Nuk do të kthehem te Barcelona për sa kohë që Xavi është aty” – deklaroi mbrojtësi 23 vjeçar.