Ka vdekur ish-volejbollistja Vlora Hyseni.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës, përmes një telegram ngushëllimi.
“Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la“, thuhet në njoftimin e FVK-së.
FVK-ja, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni dhe gjithë atyre që Vlora rrethohej në jetë dhe karrierë. Për vdekjen e ish-volejbollistes ka reaguar edhe gjithë komuniteti sportiv i Kosovës.
Vlora ka qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe e Kolegjit AAB.
Gjithashtu FVK ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni dhe miqve e dashamirëve të saj.





























