Edon Zhegrova e ka shënuar golin e 1500-të të Lillet në shekullin e 21-të.
Zhegrova të dielën që e lamë pas, shënoi supergol në fitoren e Lillet ndaj Lorientit në Ligue 1 të Francës.
Ai realizoi në minutën e dytë të shtesës me gjuajtje të fuqishme e të saktë, pasi u shmang mirë nga kundërshtarët, transmeton KOHA.
Faqja “Statilosc” në platformën “X” ka shfaqur numrin e golave që Lille i ka shënuar në kampionat, garat evropiane dhe kupat shtetërore.
“Shënimi i Edon Zhegrovës kundër Lorientit bëri të mundur që skuadra ta arrijë shifrën e 1500 golave që prej 1 janarit të vitit 2001”, ka shkruar kjo faqe.





























