Sot rikthehet liga më prestigjioze e futbollit evropian Liga e Kampionëve, me dy ndeshje në program.

Kampioni në fuqi Manchester City do të ballafaqohet me Copenhagen, në kuadër të 1/8 të finales.

Ndërsa Real Madridi do të udhëtojë drejt Gjermanisë, për t’u përballur me Leipzigun. Real Madridi do të këtë shumë mungesa në skuadër, ku më kryesori është anglezi Jude Bellingham.

Të dy takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Përndryshe, ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas tre javëve.