Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka vendosur të dal nga pensionimi internacional duke bërë rikthim të bujshëm për Kombëtaren e Gjermanisë, transmeton VAR Kosova.
“Do të luaj sërish për Gjermaninë në mars. Pse? Për shkak se u pyeta nga trajneri, jam në disponim dhe jam i sigurt që me ekipin në EURO 2024, është e mundur shumë më tepër se sa besojnë shumica tani!”.
Së shpejti pritet një njoftim zyrtar nga lojtari dhe federata.



























