Skuadra e Prishtinës si vendas e ka shkatërruar plotësisht Ferizajn.

Me 2 gola në pjesën e parë dhe 6 në të dytën, Prishtina e mundi me lehtësi skuadrën e Ferizajt.

Mysafirët mirë e nisën ndeshjen pasi fillimisht barazuan rezultatin, por pastaj fati iu kthye kundër.

Më i miri në ndeshje ishte Meriton Korenica i Prishtinës, i cili shënoi 3 gola.

Golat e tjerë për Prishtinën i shënuan Januzi, Miftaraj, Krasniqi, Otto John dhe Uka.

Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Ibrahimi në Pjesën e parë./VAR Kosova/

Golat e pjesës së parë

Golat e pjesës së dytë