Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Real Madridit, Robinho, duhet të vuajë dënimin prej nëntë vjetëve burgim për përdhunim në vendin e tij, Brazil, ka vendosur një gjykatë, shkruan BBC.
Robinho, 40 vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë italiane në vitin 2017 për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të një 22-vjeçareje shqiptare në vitin 2013.
Që atëherë, ai ka jetuar në Brazil. Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij.
Gjyqtarët në Brasilia vendosën të mërkurën se Robinho duhet të vuajë dënimin në Brazil pas një kërkese nga Italia.
Ai do të mbetet i lirë në pritje për ta apeluar vendimin.
Ish-reprezentuesi brazilian, i cili ka 100 paraqitje për vendin e tij, luante për AC Milan në kohën e krimit.
Pasi u shpall fajtor, Robinho humbi apelin në vitin 2020 përpara se gjykata më e lartë e Italisë e la në fuqi dënimin më 2022.
Më pas prokurorët italianë lëshuan urdhërarrest ndërkombëtar për të.
Futbollisti ka thënë të dielën se seksi me shqiptaren ka qenë “konsensual”.



























