Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 2-0 në një ndeshje shumë të mirë në Budapest.

Ka qenë një ndeshje e bukur nga Kosova, por vetëm për një orë lojë pasi në 30 minutat e fundit u dominuan nga hungarezët.

Për ndeshjen foli edhe Mërgim Vojvoda, duke thënë se për rreth një orë bënë paraqitje të mirë.

“Ka qenë një lojë shumë e rëndësishme për ne, ka qenë ndeshje shumë pozitive”.

“Besoj që kemi luajtur mirë 60-65 minuta, pastaj morëm golin e parë që na rrëzoj për toke. Do të mësojmë nga këto gabime”, tha Vojvoda.

Tutje mbrojtësi dardan tha se duhet të vazhdojnë me punë dhe pozitivitet me trajnerin e ri.

“Kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të mirë dhe përpos të vazhdojmë me pozitivitet dhe me punë e trajnime stafin e ri, gjithçka është në rregull”, u shpreh Vojvoda.

Ndeshja e radhës e Kosovës është në muajin qershor përballë Norvegjisë në Oslo, derisa FFK pritet ta aranzhojë një tjetër miqësore për muajin qershor përveç duelit me vikingët.