Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, i kishte premtuar Edon Zhegrovës se do ta dërgonte në shoping, në qoftë se arrinin ta mposhtnin Marseille në ligë, transmeton VAR Kosova.

Lille fitoi 3-1 kundër Maresille duke bërë hap të madh në garën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, teksa Fonseca e mbajti premtimin e dhënë Zhegrovës, duke e dërguar në shoping.

Kujtojmë që Edon Zhegrova dhe Lille luajnë sot sfidën e Conference League kundër Aston Villas.

Gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Lille