Lojtarët e Premier Leagues do të përkrahin lëvizjen globale anti-racizëm duke mbajtur fanella me shkrimin “Balck Lives Matter” në shpinë, në ndeshjet e para pas rifillimit të edicionit.
“Ne, lojtarët, qëndrojmë të bashkuar në objektivin unik të zhdukjes së paragjykimeve racore kudo që ato ekzistojnë, që të krijojmë një shoqëri globale të gjithëpërfshirjes, respektit dhe mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht ngjyrës dhe fesë së tyre”, thuhet në një komunikatë të lojtarëve.
Shumë skuadra të Premier Leagues kanë pozuar në javët e fundit duke u ulur në gjunjë, njëjtë si ish-lojtari i NFL-së, Colin Kaepernic, që ka popullarizuar mënyrën e protestës ndaj racizmit.



























