Vinicius Junior sapo ka marre dy oferta te reja.

Pas zhgënjimit per Topin e Artë, sulmuesi i Real Madrid tashme po merr vetem lajme te mira.

Vinicius ka dominuar ballinat e gazetave këtë jave, pasi ai humbi garen per Topin e Arte 2024, me Rodrin që e fitoi kete mim.

Sulmuesi brazilian ka qene nje nder me meritoret per sukseset e Madridit gjate viteve te fundit, duke fituar 13 trofe perfshire tre tituj te La Ligas dhe dy te Liges se Kampionëve.

Por tani, nje raportim i ri ka zbuluar se 24-vjeçari

ka marre një vendim sa i perket te ardhmes së tij ne klub, teksa dy klube angleze thuhet se kane shprehur interesim per te siguruar sherbimet e tij.

Sipas kontrates se tij aktuale me klubin, Vinicius pritet te jete pjesë e ‘Los Blancos’ deri ne verën

e vitit 2027, pasi nenshkroi nje kontrate te re në

tetor te vitit te kaluar.

Sidoqofte, sipas nje raportimi nga Relevo,

perkunder faktit qe brazilianit iu ofruan disa mundësi te ndryshme per te nenshkruar një

kontrate te re dhe te permiresuar, ai ka vendosur te mos hyje ne negociata.

Vinicius thuhet se ishtë i lumtur me kontratën e

tij aktuale dhe teksa ai falënderoi klubin per interesimin që shfaqën ne vere, ai preferon që të prese per momentin e duhur nese do ta rinovoje kontratën apo jo.