Mohamed Salah po kalon në një super formë me Liverpoolin këtë sezon.

Mirëpo, kontrata e egjiptianit do të skadojë verën e ardhshme dhe siç ka raportuar gazetari gjerman Florian Plettenberg, Salah dhe drejtuesit e Liverpoolit janë ende në bisedime për një kontratë të re të mundshme pas vitit 2025.

Megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshje, pasi të dyja palët mbeten shumë larg dhe si destinacione të mundshme janë Arabia Saudite si edhe qëndrimi në Evropë.

Salah, këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe 10 asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/