Pasi mesfushori Hakan Calhanoglu nuk do të mund të luajë në ndeshjen në udhëtim te Verona për shkak të lëndimit, në vend të tij mund të inkuadrohet nga fillimi mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Asllani vlerësohet si zëvendësuesi natyral i Calhanoglut, ndërsa së fundmi ka marrë lëvdata edhe nga trajneri Simone Inzaghi.
Asllani të mërkurën ka deklaruar për “SportMediaset” se është i gatshëm për lojë nga fillimi dhe se është rritur shumë si futbollist.
“A ndihem i gatshëm? Gjithmonë e kam thënë, mendoj se jam rritur shumë. Sado që kam minuta, mundohem t’i shfrytëzojë në maksimum. Unë mund të luajë në të gjitha rolet e mesfushës, por e preferoj pozitën para mbrojtësve. Kur luan tek Interi, synimi është të sigurosh trofe, fitore. Duam ta fitojmë ‘Scudetton’, por të jemi të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Asllani.
Verona – Inter luhet të shtunën nga ora 15:00 dhe i takon xhiros së 13-të të Serie A.