Dy transferimet kryesore të Manchester United, sipas Goal.com, pritet të jenë Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland.
United besojnë se mund të arrijnë marrëveshje me 19-vjeçarin në janar, i cili pati telashe me skuadrën e tij Borussia Dortmund, për shkak të angazhimeve me ekipin kombëtar.
Interesimi i madh është edhe për Haaland, që bashkë më Jadon Sancho, shihet si një sulm i të ardhmes në Old Trafford.
Bilanci i mirë financiar, ia lejon Djajve të Kuq, që të shpenzojnë para dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh gjatë afatit kalimtar të verës.