Paraqitje të shkëlqyer pati edhe mesfushori Muharrem Jashari me fanellën e LNZ Cherkasy në elitën e futbollit ukrainas. 

Ndonëse ekipi i tij u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Veres Rivne, Jashari ishte më i dalluari në ekipin e tij. 

Në fakt, 26-vjeçari shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për ekipin e tij, duke realizuar në minutën e 27-të, në atë që ishte goli i tij i tretë këtë sezon në kampionat. 

Për paraqitjen e tij në këtë takim, edhe Jashari është vlerësuar me notën 8.0 nga Sofascore, duke përfunduar në formacionin më të mirë të javës. 

Jashari pati dy gjuajtje në drejtim të portës, pesë driblime të kompletuara si dhe fitoi plotë dhjetë duele.