David Luiz nuk do të veshë më fanellën e Arsenalit
Kjo për shkak se Luiz është shndërruar në një nga fytyrat më të padëshiruara te tifozët e Arsenalit, pas gabimeve të shumta që po i bën ndeshje e që po i kushtojnë shumë ‘Topçinjve’.
Në ndeshjen kundër Manchester Cityt ai u fut në minutën e 20-të dhe brenda 30 minutave ia humbi ndeshjen Arsenalit.
Fillimisht gaboi te goli i parë i Cityt, pastaj tek goli i dytë, Luiz shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Luizi nuk do ta veshë fanellën e Arsenalit më për shkak se në ndeshjet e mbetura deri me 30 qershor nuk do të mund t’i luaj për shkak se ka karton të kuq.
Që nga transferimi i tij në Arsenal, Luiz ka shkaktuar 4 penalti




























