Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar dy gola në fund të ndeshjes të cilën skuadra e tij Ipswich Town e humbi nga Bournemouthi me rezultatin 2:1. Murqi pranoi golin e parë në minutën e 87-të, që ishte goli i barazimit 1:1, ndërsa të dytin për humbjen 2:1 e pranoi në minutën e 95-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 15-të të Premier Leagues së Anglisë.

Ipswichi e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0 me golin e minutës së 21-të të cilin e realizoi Conor Chaplin. Por në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 87-të, Bournemouthi barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Enes Unal. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Dango Ouattara në minutën e 95-të.

Ipswichi është në fund të tabelës. Nga 15 ndeshje ka nëntë pikë, kurse Bournemouthi 24 pikë.

Ndërkohë, ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka barazuar 2:2 me Brightonin. Brajan Gruda mbeti në bankën e rezervistëve te  Brightoni.