Pas finales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit, e fituar me penallti nga Napoli i Gennaro Gattusos, në rrjetet sociale u zhvilluan shumë debate.
Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, i doli në mbrojtje portugezit në Instagram, duke kritikuar shokët e tij të skuadrës, që indirekt i bën fajtorë, se nuk po japin maksimumin.
Por, i shpejtë ishte reagimi i Ilaria D’Amico, prezantuese e “Sky Sport” dhe bashkëshorte e Gianluigi Buffon.
“U përkas shkollës së vjetër. Anëtarët e familjes, vëllezërit dhe gruaja nuk i përdorin rrjetet sociale për këtë gjë. Nëse burri ose vëllai do të ishte futbollist, unë do të doja t’ua shprehja mendimet e mia personalisht”, ka thënë D’Amico.