Numri një i botës në tenis, Novak Gjokoviç ka kërkuar falje që ka organizuar turneun Adria Tour, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

“Më vjen shumë keq  që turneu ynë ka shkaktuar dëme”, tha Gjokoviç.

Tenisti serb tha se e ka organizuar këtë turne ‘me zemerë të pastër’ dhe se kishte ‘qëllime të mirë’, duke shtuar se ishin të bindur se i janë përmbajtur të gjitha protokollove shndetësore.

“Ne ishim gabim dhe ishte shumë shpejt”, tha Gjokoviç.

Adria Tour në Banja Llukë dhe në Sarajevë, tash janë anuluar, ka konfirmuar vëllai i Novak Gjokoviç, Gjorgje, i cili është drejtor i turneut.

Të infektuara nga ky turne janë edhe Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki.