Mbrojtësi Luiz Felipe është kthyer në Evropë. Ai të martën është prezantuar te skuadra franceze, Marseille.
Luiz Felipe ka kaluar te skuadra franceze si lojtar i lirë. Së fundi luajti për skuadrën saudite, Al-Ittihad. “Olympique de Marseille ka kënaqësinë të njoftojë për marrëveshjen që ka arritur me Luiz Felipe Ramos. 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë për klubin pasi ka kaluar testet mjekësore”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Francës.
Braziliani 27-vjeçar, i cili ka luajtur një ndeshje për Italinë, ka luajtur më herët edhe për Lazion, Salernitanan dhe Real Betisin.