Mesfushori i ri shqiptar, Luis Hasa, i është bashkuar Napolit në Itali.

21-vjeçari me tipare sulmuese, e që është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Juventusit, është zyrtarizuar nga klubi napolitan të mërkurën në mbrëmje.

“Luisi është krenar që të jetë një nga ne”, ka shkruar klubi në Instagram.

Deri tash ai ishte pjesë e skuadrës së Lecces.

Sipas “AreaNapolit”, transferimi ka pasur vlerën e 500 mijë eurove. Hasa ka qenë kërkesë e trajnerit Antonio Conte.

Hasa ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Italisë.

Te Napoli e gjen kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.