Bayern Munichu mund të mos e ketë të gatshëm për lojë mesfushorin Jamal Musiala, në ndeshjen e parë të vitit.

Musiala, siç raporton “Associated Press”, është i sëmurë.

Bayerni ka thënë të enjten se ai mund të pushojë për një kohë pasi nuk ka stërvitur me ekipin para ndeshjes me Borussia Monchengladbachun të shtunën në Bundesligë.

Musiala ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin në këtë edicion.

Te Bayerni nuk dihet se kush do të jetë titullar në portë, pasi të mërkurën në stërvitje është lënduar edhe Dnaiel Peretz. Manuel Neuer është lënduar më herët dhe është në fazë të rikuperimit, pas thyerjes së brinjës.

Bayerni është lider në Bundesligë me katër pikë më shumë se kampioni në fuqi, Bayer Leverkuseni.