Conor McGregor vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij, sidomos kur ato kanë të bëjnë me kampionin e botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov.
Marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.
McGregor së fundi bëri bujë me një koment jo shumë të përshtatshëm, për babanë e Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, i cili prej dy muajsh po lufton me vdekjen.
“Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro – Allahu sheh gjithçka”, shkroi irlandezi.