Milani dhe Cagliari i kanë ndarë pikët të shtunën mbrëma.
Të dyja skuadrat kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Alvaro Morata realizoi për 1:0 në minutën e 51-të në të mirë të Milanit.
Por gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë pasi katër minuta më pas mysafirët reaguan shpejtë duke i barazuar shifrat.
Nadir Zortea shënoi për 1:1.
Portieri Alen Sherri ishte në bankën rezervë te Cagliari.
Milani ka 28 pikë dhe është në vendin e tetë.
Cagliari ka dhjetë pikë më pak dhe renditet në pozitën e 18-të dhe po lufton për mbetje në ligë.
“Kuqezinjtë” të hënën e fituan Superkupën e Italisë duke e mposhtur në finale Interin me rezultatin 3:2.