Skuadra e Romës ka siguruar një pikë me gol të minutës së 98-të në ndeshjen kundër Bolognas. Golin e barazimit 2:2 për Romën e shënoi Artem Dovbyk. Ai ishte i saktë nga gjuajtja e penalltisë, ndërsa Roma fitoi një pikë të dielën.

Ndeshja Bologna – Roma i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit italian.

Roma kaloi e para në epërsi me golin e Alexis Saelemaekers. Ai shënoi në minutën e 58-të për 1:0, por shpejtë Bologna shënoi dy gola për epërsinë 2:1. Fillimisht në minutën e 61-të barazoi rezultatin me golin e Thjis Dallinga, ndërsa katër minuta më vonë për 2:1 shënoi Leëis Ferguson. Ai shënoi nga penalltia golin e fitores. Por një pikë ekipit të Romës ia siguroi Artem Dovbyk. Ai shënoi nga penalltia golin e barazimit në minutën e 98-të.

Roma është në vendin e dhjetë me 24 pikë, kurse Bologna në vendin e shtatë me 29 pikë.