Manuel Roffo, portieri i klubit argjentinas Instituo Cordoba, mori një goditje të fortë në fytyrë në fundjavë gjatë një dueli me Joaquin Zeballos të skuadrës nga Uruguai, Montevideo Wanderers.

Sulmuesi i ekipit nga Uruguai goditi në mënyrë të pavullnetshme në fytyrë portierin e klubit argjentinas gjatë ndeshjes miqësore. Pas përfundimit të pjesës së parë, anëtarët e stafit të Instituo Cordoba kërkuan tre dhëmbët e humbur në fushë të portieri Roffo.

Ndeshja përfundoi 1:0 për ekipin nga Uruguai.

Golin e fitores e shënoi Nicolas Royon në minutën e 95-të.