Pasi dështoi të paraqitet me sukses te Hajduku i Splitit, sulmuesi i krahut, Leon Dajaku karrierën do ta vazhdojë në Bullgari.

Mediat bullgare kanë shkruar se Dajaku do të bashkohet me skuadrën nga Sofja,  CSKA. Ai tashmë është larguar nga Hajduku dhe është i lirë.

Dajaku është rritur te Bayerni, por për shumë vjet ka vetëm rënie në karrierë.

Pas Bayernit luajti për Union Berlinin, Sunderlandin, St. Gallenin e së fundi te Hajduku. Te asnjëra prej këtyre skuadrave nuk bindi. Dajaku është 23-vjeçar.