Është themeluar Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës, ndërsa kryetar i saj është zgjedhur kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.

Mbledhja është mbajtur në selinë e Federës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa Berisha si kandidat i vetëm mbështetjen maksimale.

“Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka qenë i vetmi kandidat dhe me 35 vota pro është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Basketbollistëve të Kosovës. Kjo Shoqatë do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së. Shoqata është themeluar konform Ligjit të ri të Sportit”, shkruan në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të hënën janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit. Pjesë e Bordit janë Gëzim Morina, Arbnore Përquku, Aulona Muhadri, Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi.

“Shoqata synon të mbrojë të drejtat e basketbollistëve/eve në Kosovë dhe të jetë zëri i tyre”, shkruan tutje në njoftim.