Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur për largimin e mesfushorit, Miralem Pjanic.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Miralem Pjanic do të qëndrojë në Juventus pas këtij sezoni, por nuk është i shqetësuar nga lajmet që e lidhin boshnjakun me Barcelonën.

“Nuk e di sa gjatë do të luajë Pjanic me Juventusin, nuk kam pranuar asnjë njoftim”, u shpreh trajneri italian.

“Asgjë tjetër nuk na intereson tani, tregu hapet në shtator. Miralem është profesionist, ai e kupton shpejt situatën. Nuk di asgjë në këtë moment, por nuk jam i brengosur”, ka thënë Sarri.