Barcelona është treguar e papërmbajtshme në pjesën e parë ndaj Valencias në udhëtim, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ferran Torres realizoi “hat-trick”.

Serinë e golave, sulmuesi 24-vjeçar e hapi në minutën e tretë.

Më pas shënoi për 2:0 në minutën e 17-të.

Golin e tretë në minutën e 23-të e realizoi mesfushori 21-vjeçar, Fermin Lopez, ndërsa shtatë minuta më vonë, Torres e kompletoi tregolëshin.