Kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Bayer Leverkuseni, ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligës.

Leverkuseni të shtunën pasdite barazoi pa gola në udhëtim me Wolfsburgun.

Vendësve iu anulua goli i Konstantinos Koulierakisit në minutën e shtatë për shkak të pozitës jashtë loje.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 46 pikë dhe është në pozitën e dytë.

Lider është Bayern Muencheni me 54 pikë.

Wolfsburgu ka 30 pikë në mesin e tabelës.